EMRAT/ Ndërtohet “Grupi i dialogut”, Komisioni që do të hartojë Reformën Zgjedhore në Parlament

Shumica socialiste dhe deputetët e “Rithemelimit” pritet të çojnë përpara bashkëpunimin për ligjet që kërkojnë 3/5.

Këtë synojnë ta arrijnë përmes të ashtuquajturit “Grupi i Dialogut” i cili do të veprojë brenda Komisionit Parlamentar të ligjeve. Socialistët ngulmojnë se nuk kemi të bëjmë me një nën-komision parlamentar.
Palët i kanë gati emrat përbërës të këtij grupi.

Top Channel mëson se socialistët pritet të përfaqësohen në Grupin e Dialogut me Klotilda Bushkën, Damian Gjiknurin ku nuk përjashtohet të jenë edhe Toni Gogu ose Plarent Ndreca. Ndërsa nga Rithemelimi me Oerd Bylykbashin, Erisa Xhixhon dhe Dhurata Cupin.

“Grupi i Dialogut” pritet të formalizohet në mbledhjen e radhës të Komisionit të ligjeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT