EMRI/ I cilësuar si “mbreti i kokainës”, kush është shqiptari i parë i dënuar në Britani që do burgoset në vendin tonë

Klodian Çopja është shqiptari i pari i dënuar në Britaninë e Madhe, që do të burgoset në vendin tonë.
Shqiptari i cilësuar si “mbret i kokainës” për shkak të sasive të mëdha të drogës që ka trafikuar drejt Anglisë, u dënua me 17 vite burg në vitin 2017 nga autoritetet britanike si bosi i një bande kriminale. Për shkak të marrëveshjes së lidhur mes dy vendeve për shkëmbimin e të burgosurve, ai u dërgua drejt vendin tonë për të vuajtur këtë dënim në burgjet tona.
Çopja u arrestua si rezultat i një hetimi të Policisë Metropolitane në rrjetin e furnizimit me kokainë në Mbretërinë e Bashkuar dhe u zbulua kishte trafikuar drogë me vlerë 60 milionë paund drejt Anglisë.
Çopja u largua nga Britania në korrik 2013 përpara se të kthehej në 2014, kur policia zbuloi se ai kishte krijuar një grup të ri korrierësh që importonin drogë për t’u shitur disa grupeve të krimit të organizuar në Britani. Ai iku sërish përpara se të kthehej dhe të krijonte një rrjet tjetër droge në tetor të po atij viti.
Baroni i drogës më pas ishte i lirë për katër vjet derisa u arrestua në Greqi në vitin 2017 dhe u ekstradua në Angli.