Frikë nga SPAK për ’21 Janarin’? Basha i drejton gishtin fajtorit: Mos harrojmë që u bë për…

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në News 24, u pyet për hetimet e 21 janarit.

Basha theksoi se nuk i druhet hetimeve për 21 janarin.

Ai shtoi se çështja po përdoret politikisht, duke shtuar se ngjarja duhet të zbardhet deri në fund.

“Nuk i druhem hetimeve. Çështja po keqpërdoret politikisht.

Të zbardhet ngjarja pa ndërhyrje politike. Kjo ngjarje ka dhe një aspekt njerëzor, që është dhimbje.

Mos harrojmë që 21 janari u bë për Metën dhe më pas Meta u fut në qeveri. Kjo qelbet era hipokrizi”, deklaroi Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT