I Sorosit apo i Trumpit? Si i futi Rama në trazime kritikët e tij “opozitarë” dhe një operacion i çuditshëm i Sorosit në media

Rama e ka futur opozitën dhe kritikët e tij në një konfuzion mendor të vërtetë me lëvizjen e fundit për t’i ofruar mundësinë e investimit në Sazan dhëndrit të Donald Trump.
Kjo sepse opozita e ka akuzuar vazhdimisht si “njeriun e Sorosit”, madje gjithë retorika e saj për non gratan e Saliut mbështetet pikërisht tek supozimi se Rama dhe Soros, ia bënë këtë gjëmë në pleqëri doktorit.
Vetë Rama e vuri në dukje paradoksin gjatë takimit të fundit socialist”
“Këto ditë, Kushner, një sipërmarrës, amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. …Delirojnë dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtur .. nga unë, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit” – tha ai.
Në fakt Sorros dhe Trump janë në një luftë për “jetë a vdekje” politikisht. Dihet boterisht që Sorros mbështet demokratët. Sorros mbështet po ashtu të gjithë ata që luftojnë pa kompromis miq të Trump-it në botë, si Viktor Orban kryeministër i Hungarisë vendi i lindjes së Xhorxh Sorros , apo Netanjahun , kryeministër i Izraelit mik jo vetëm i Trumpit por dhe i babait të Jared Kushner-it.
Në shumë fjalime Trump vetë apo mbeshtetës të tij , si Elon Musk nuk pushojnë së godituri rëndë Xhorxh Sorrosin që e akuzojnë se ka një axhenda majtiste dhe pro imigracioniste. Edhe Sorros, babë e bir nuk kanë qendruar prapa në kundërpergjigje dhëmbë për dhëmbe me Trump.
Një mesazh në X , i vetë Aleks Sorros para disa javësh është interpretuar në media ne Shba si një ftesë për atentat kundrejt Donald Trump. Në atë mesazh « tëeet », Aleks Sorros botonte një foto- montazh, një impakt plumbi në një xham dhe 47 dollarë në cash, që disa e komentuan si ftesë nga Aleks Sorros për heqje qafe me cdo kusht të presidentit të ardhshëm amerikan, i 47-i, që mund të jetë Donald Trump.
Por nga fondacioni Open Society, e Sorrosit, ky interpretim u cilësua si marrëzi, dhe se kuptimi i vetëm I atij mesazhi të Aleks Sorros, kishte të bënte me faktin se krimi (plumbi) dhe inflacioni (47 dollarët në cash) kanë rënë ndjeshëm në SHBA gjatë presidencës Biden. Sido që të jetë, ai Tweet i Soros qe pra një mesazh pro Biden.
Në forumin e Davosit më 2017 Xhorxh Sorros e patë cilësuar Donald Trump si diktator në embrion. Në forumin e këtij viti në Davos në janar 2024 , i biri Aleksi nuk i bëri po ashtu komplimenta Donald Trumpit duke e cilësuar si një personazh me të vertete toksik , dhe duke lartësuar njëkohesisht Bidenin si politikan jo polarizues në një elektorat amerikan që po polarizohet nga Trump.
‘Ketu ne Davos , Donald Trumpin e keni shpallur tashmë president”, tha aty Alex Soros, duke shtuar me ironi : “kjo është një gjë e mirë, sepse gjithmone parashikimet ne Davos dalin të gabuara”. Mez atë rast , vetë Aleks Sorros bëri një parashikim në Davos në lidhje me Trump duke deklaruar : “Cili do jetë rezultati për të? Ose përfundon në burg ose përfundon në pushtet.” Ështe ndoshta kjo pasiguri ekstreme që ka vetë Sorros mbi të ardhmen e afërt që mund të shtyjë të mendosh se nuk është në interest ë tij t’i presë të gjitha urat me familjen Trump. Investimi i Jared Kushner në Shqipëri territor i Sorrosit “par excellence” me “lejen” e Aleksit, mund të rezultonte si një një “urëz” kontakti për një të ardhme të llojit “ku i dihet” si shkojnë punët…
E deshmon këtë edhe investimi më i madh që bëri këto ditë perandoria financiare Sorros? Është kryer një investim në shkallë të gjerë në mediat amerikane – shkruan nga Parisi analisti Genci Burimi dhe shpjegon:
Xhorxh Sorros peshon gati 7 miliard dollarë si pasuri personale por kompania familjare “Fondi Sorros” menaxhon mbi 30 miliard dollarë. Këto ditë , ose më saktë para një muaji, Fondi Sorros bëri një investim të jashtëzakonshëm për nga shuma dhe nga fusha duke blere për 400 milion dollare grupin e dytë më të madh amerikan të radiove, Audacy me 220 stacione radiosh të shtrira në të gjithë Amerikën.
Ky grup ishte në falimentim me borxhe gati 2 miliard dollarë që bënë që aksionet e tija në bursë të fundoseshin nga 190 dollarë aksioni në më pak se 1 dollare aksioni (ose vetëm 20 cent në janar 2024) . Kjo i lejoi Sorrosit të bëjë një operacion “blic” duke marrë në kontroll 40% të aksioneve me 400 milionë dollarë , dhe duke u bërë kështu aksioneri kryesor i 220 radiove amerikane. Me 2022 Fondi Sorros investoi 80 milione dollarë të tjerë për të blerë dhe radiot në gjuhë spanjolle në Shba ose 18 radiostacione latine që prekin një komunitet me peshë të madhe elektorale. Kampi republikan po i konsideron këto investime te Sorrosit në mediat amerikane në momentin më të nxehte të fushatës presidenciale si një mënyrë për të influencuar në këto zgjedhje.
Por duke patur parasysh shprehjen e Alex Sorrosit se Trump do jete “o në burg o president”, ky investim mund te përbëjë për një biznesmen si Sorros një formë ure lidhese me kampin republikan.
Një fakt është se në radiot e sapo blera nga Sorros performojnë dhe figura të spikatura pro republikane. Mund te veçohen dy, Dana Loesch dhe Sean Hannity. Dana Loesch është prezantuesja e The Conservative Alternative, një emision radiofonik me audiencë por mbi të gjitha ajo është zëdhënëse e National Rifle Association (NRA) , shoqata tepër konservatore që mbron të drejten e amerikanëve për armëmbajtje, si dhe bashkëthemeluese e Tea Party që mbështet totalisht Donald Trump.
Sean Hannity po ashtu që flet në radiot e sapo blera nga Sorros, është një komentator politik me emër në SHBA, konservator dhe përkrahës i flaktë i Donald Trump.
Ndër personalitetet e tjera konservatore që punojnë në stacionet radiofonike në pronësi të Audacy dhe që kalojnë tani në pronesi të Sorros figurojnë dhe emra të tjerë të njohur për publikun amerikan me pikepamje pro-trumpiste si Mark Levin, Guy Benson apo Rich Zeoli.
Duket e vështirë të besosh se ambicja e Sorrosit është t’i ktheje këta zëra pro trumpiste në zëra pro Biden. E vështirë po ashtu ta besosh se Sorros do t’i “pushojë nga puna”, (vetëm nëse ata largohen vetë). Mundësia e një investimi alternativ për Sorrosin në rastin kur Trump s’do të ishte në burg por në Shtepinë e Bardhë nuk mund të mos konsiderohet.