Kallashnikov, pistoletë e snajper/ Gjendet një bazë armatimesh në Vlorë

Një arsenal me armë zjarri është gjendur ditën e sotme nga Policia e Vlorës.
Sipas njoftimit për media bëhet me dije se armët e zjarrit janë gjetur gjatë një kontrolli të beftë të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë. Në banesë është gjetur pistoletë, kallashnikov e snajper.
Në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve, Policia e Vlorës ka prangosur 1 person.