Korçarja: Vajzat beqare kapërcejnë 6 herë zjarrin që t’u dalë fati

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj, jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Përparime Xhaferri, amvisë e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se në këtë ditë vajzat beqare kapërcejnë 6 herë zjarrin që t’u dalë fati i jetë.

Mes tjerash tha se dhe vetë ajo e ka bërë këtë  gjë vite më parë.

“Vajzat beqare kapërcejnë 6 herë zjarrin që t’u dalë fati. Ka raste që u ka ecur. Flaka është shpirti i zjarrit. Dhe unë e kam bërë këtë gjë. Një vit më pas u martova. Unë u martova në ’91″-theksoi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT