Kryebashkiaku i Berishës pas takimit me Ramën në Shkodër: Na bashkojnë interesat e qytetarëve, nuk është çudi që ishim në mbledhje

Kryetari i bashkisë së Kavajës u shpreh optimist pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar ku ndodheshin të 61 kryetarët e bashkive.
Fisnik Qosja: Bashkë me kolegët ishim në mbledhjen e përbashkët të 61 kryetarëve të bashkisë e qeverisë për të bashkërenduar punën.
Nuk kemi ndasi politike kur vjen puna për interest e qytearëve.
Për arsye politike e kemi treguar më 14 maj se kush jemi. Nuk është çudi pse të ishim këtu për të mirën e qytetarëve që na kanë zgjedhur.
A u ndjetë i barabartë?
Fisnik Qosja: Po. Secili prej nesh kishte kërkesat tona. Ato i shqyrtuan. Nuk e di sa qeveria do të reagojë. Garancia ishte e kryeministrit por veprat do e tregojnë. Kam besim.