“Lulzim Basha bënte puçi-puçi me oligarkun”/ Deputeti i PD: Verifikoni mesazhet, pse u prishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në një lidhje skype për emisionin Breaking në Top News foli për situatën aktuale të PD së fundmi.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë që ktheu në Apel të vulës së Partisë Demokratike, Korreshi tha se ishte një pëllëmbë syve.

I pyetur nëse vula i mbetet Lulzim Bashës, Korreshi tha: „Ta gëzojë, mendoj që një logo dhe një vulë, duhet të mendojmë për shikimin e një partie tjetër. Në rast se qëndron aty ku është, duhet të gjejë një zgjidhje. Nuk kemi diskutuar asnjë skenar me njëri-tjetrin, mendoj që është koha të presim“.

Për komisionet hetimore, Korreshi tha që unë vetë nuk kam asnjë interes të lidhur me asnjë oligark. „Po ashtu dhe deputetët e tjerë duhet të vërtetojnë nëse kanë patur lidhje me këto oligarkë? Për këtë pjesë jam i qetë, se nuk kam marrë lekë, sic i ka marrë lekët e PD-së shoku Luli. Ai asnjëherë nuk i ka sjellë partisë asnjë lekë“.

A ka prishur Lulzim Basha marrëdhënien me oligarkët dhe prandaj kërkon hetim tani në komisione?

„Ti e the këtë, unë nuk thashë gjë (qesh). Llafe janë por verifikoje njëherë sa mesazhe ka me këto oligarkët, pse janë prishur, se mos dalin që kanë qenë puçi puçi bashkë duke folur nga mëngjesi deri në darkë, tani ça të them më unë. Nuk e di pse janë prishur, do ketë ndonjë arsye që duhet sqaruar, ndërsa për vete jam shumë transparent në çdo gjë,”  tha Korreshi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT