Më pak se 30 minuta seancë në Kuvend! Mazhoranca voton e vetme, ja projektligjet që u miratuan

Ka përfunduar pas më pak se 30 minutash seanca e sotme parlamentare.

Duke injoruar zhurmën dhe kaosin e shkaktuar nga “Rithemelimi”, maxhoranca ka votuar e vetme projektligjet.

Me votat e PS është miratuar pr.ligji për “Investimet Strategjike”, për ‘Burimet Ujore’, si dhe ai për “Turizmin”.

Gjatë gjithë kohës, opozita shkaktoi zhurmë dhe tensione në sallë, ndërsa Gazment Bardhi u shpreh se procesi i votimeve nuk u hap, pasi nuk plotësohej kuorumi i nevojshëm. Prezencën e votuan 68 deputetë, ndërkohë që duhet të ishin të paktën 71.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT