Ministri i Financave, Ervin Mete del nga SPAK, për çfarë u pyet?

Ministri i Financave Ervin Mete ka dalë pak minuta më parë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Sipas burimeve për media bëhet me dije se Mete ndodhej në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve nën cilësinë e personit që ka dijeni.
Raportohet se marrja e tij në pyetje ka të bëjë me kohën kur ai shërbente si zëvendës ministër në Ministrinë e Ekonomisë kur kjo e fundit drejtohej nga Arben Ahmetaj.
Menjëherë sapo ai ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, nuk ka pranuar të flas për gazetarët dhe është larguar.