“Mrekulli” nga qielli! SHBA dërgon ndihma humanitare nga ajri në Gaza, avionët ushtarakë lëshojnë ushqime

Ushtria amerikane ka realizuar me sukses ditën e sotme dërgesën e parë të ndihmave humanitare nga ajri në Gaza.

Lajmi është bërë i ditur nga dy zyrtarë amerikanë, të cilët, sipas Reuters, në kushte anonimiteti, deklaruan se rënia u krye duke përdorur tre aeroplanë C-130. Një nga zyrtarët tha se në Gaza janë lëshuar nga ajri më shumë se 35,000 vakte për banorët.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se fluturimet do të jenë një përpjekje e qëndrueshme dhe se Izraeli ishte mbështetës i fluturimeve. Vende të tjera, përfshirë Francën, Egjiptin dhe Jordaninë, kanë kryer ndihma ajrore në Gaza, raporton Reuters.

Ndërkohë, kujtojmë se të paktën 576,000 njerëz në Rripin e Gazës, një e katërta e popullsisë, janë një hap nga uria, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Me njerëzit që hanë ushqim për kafshët për të mbijetuar dhe mjekët që thonë se fëmijët po vdesin nga kequshqyerja dhe dehidrimi, OKB-ja ka thënë se përballet me “pengesa dërrmuese” për të marrë ndihmë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT