“Një shigjetë teke dhe bishta”/ Bardhi ironizon tryezën e Lulzim Bashës me demokratët

Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi ka komentuar tryezën e mbledhur sot nga kreu demokrat Lulzim Basha, ku i pranishëm ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi.
Bardhi ka ironuzar pjesëmarrësit, teksa tha se në tryezë kishte vetëm “një shigjetë teke dhe bishta”. Ndër të tjera, ai i këkroi Bashës që t’i bashkohet opozitës.
“Vetëm hark nuk pashë, pashë një shigjetë teke dhe disa bishta. Nuk kam ndërmend të komentoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë. E vetmja lutje që kam ndaj tij është t’i rikthehet opozitës, nuk mund të realizosh tryeza kundër opozitës dhe së treti, kur të ushtrosh një funksion publik, nuk duhet të jesh i përfolur për korrupsion.
Një tryezë që mbledh apo mban në krahë që kur kanë ushtruar detyrë të larta përmenden nga progres raporti si të përfshirë apo të dyshuar në procese korruptive nuk kanë për të qenë ndonjëherë krah meje apo PD”, tha Bardhi.