“Përdhunuan edhe kufomat”/ Raporti tronditës: Ushtarët e Hamasit kryen tortura seksuale në Izrael

Sulmi terrorist i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor ka përfshirë përdhunim dhe dhunë seksuale.

Ky është përfundimi në të cilin ka arritur organizata e Kombëve të Bashkuara në një raport të thelluar mbi ngjarjen që ndezi konfliktin mes dy vendeve në Rripin e Gazës.

Bazuar në një sërë provash, organizata ndërkombëtare tha se kishte informacione ‘të qarta dhe bindëse’ për të treguar se dhuna seksuale e lidhur me konfliktin ishte kryer nga anëtarë të grupit terrorist palestinez, Hamas.

Sipas raportit, përdhunimet, të cilat në disa raste ishin dhe në grup, ndodhën në të gjithë Izraelin jugor, duke përfshirë festivalin e muzikës Nova, ku qindra të rinj ndërruan jetë.

Nga ana tjetër, hetimet e OKB kanë hedhur poshtë pretendimet e Izraelit se një grua shtatzënë ishte vrarë dhe barku i saj ishte çarë, duke i nxjerrë fetusin jashtë.

Megjithatë, në raport thuhet se në vendet ku janë kryer masakrat, janë gjetur kufoma, kryesisht vajzash dhe grash, të cilat janë të zhveshura nga mesi e poshtë dhe ku dëshmohet akti seksual. Viktimat janë dhunuar barbarisht, teksa ka dyshime që ushtarët e Hamas kanë përdhunuar dhe kufoma.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT