“Përgjigja ruse do të jetë dhunë ekstreme” / Çfarë po paralajmëron Moska pas sulmit terrorist

Matthew Sussex, ekspert për Rusinë dhe profesor i asociuar në Universitetin Kombëtar Australian, ka folur për BBC News se pse Shteti Islamik do të sulmonte Rusinë – dhe çfarë do të bënte Moska si përgjigje.
“Rusia ka një histori të gjatë të trajtimit të shumë njerëzve në territorin e saj, të cilët janë myslimanë, jo veçanërisht të mirë”, tha ai.
“Ne kemi pasur dy luftëra në Çeçeni… e dyta 1999-2006 ishte diçka si një luftë e radikalizuar në të cilën kishit njerëz që vazhduan të luftonin me Shtetin Islamik kundër qeverisë ruse. Që atëherë, aktivitetet e Rusisë në Siri e kanë bërë Shtetin Islamik ta shohë qeverinë ruse si një kërcënim parësor”.
Ai thotë se pret që përgjigja ruse ndaj sulmit në Sallën e Crocus të jetë një “dhunë ekstreme”, duke përmendur si shembuj pasojat e rrethimit të teatrit të Moskës në vitin 2002 dhe rrethimit të shkollës në Beslan të vitit 2004.
“Ndoshta nuk është aq e rëndësishme se kush i kreu sulmet, por se kush vendos nga qeveria ruse të jetë fajtor dhe kundër kujt do të përgjigjet.”
Ai thotë se paralajmërimi i SHBA për një sulm të mundshëm, i lëshuar më 7 mars, u trajtua nga Kremlini si një përpjekje për të “ndërhyrë” në zgjedhjet e tij të fundit të përgjithshme dhe në punët e tij të brendshme.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me 60 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në Crocus, në afërsi të Moskës. Disa persona të armatosur hynë brenda një salle koncertesh dhe hapën zjarr ndaj personave. Sipas raportimeve, sulmuesit përdorën gjithashtu edhe eksplozivë, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallë.