Përplasje me armë me marokenët në Itali, vriten dy shqiptarë, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri ndodhen mbrëmjen e sotme në zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë, duke lënë dy viktima dhe dy të plagosur, të gjithë shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë.
Ne vendngjarje mesohet se janë përballur katër burra, të gjithë me origjinë shqiptare.
“La Republicca” shkruan se viktimat dhe të plagosurit shqiptarë ishin ulur në një tavolinë.
Menjëherë rreth orës 19:30 kanë ardhur më një makinë tip “Lancia” grupi i marokenëve të cilët kanë debatuar me shqiptarët.
Brenda pak minutash aty ka shpërthyer rrëmuja.
Një prej marokenëve ka qëlluar me armë zjarri nga makina në drejtim të shqiptarëve. Njeri prej tyre vdiq ne vend kurse tre u plagosen por nje viktime e dyte u shenua ne spital ku njeri nga te lenduarit rende, nuk arriti te mbijetoje edhe pasi hyri ne operacion.
Pasi kanë kryer krimin e rëndë, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi duke braktisur dhe mjetin me të cilin lëviznin.
Një nga katër protagonistët e të shtënave ka mbetur në tokë i goditur nga një plumb në qafë. Për të nuk kishte shpëtim.
Tre të tjerët u transferuan me kodin e kuq në dhomën e urgjencës të spitalit Fabrizio Spaziani Frosinone. Njëri hyri në sallën e operacionit, i goditur në gjoks dhe në këmbë ku ka humbur jeten.
Prefekti i Frosinone, Ernesto Liguori, njoftoi se do të mbledhë nesër Komitetin për Rendin dhe Sigurinë Publike për krimin e rëndë.
Kryebashkiaku i Frosinone mbërriti mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe është shprehur i shokur për krimin e rëndë.
“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme.
Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i bashkisë Frosinone, Riccardo Mastrangeli.