Pistoleta me mbishkrimin “Valter”, fishkë, radio – Çfarë u gjet në banesën e të akuzuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas, kushëriri i ‘krahut të djathtë’ të Ervis Martinajt

Shtetasi me iniciale I.B është një prej dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentian Bejtjas më 15 mars në oborrin e shtëpisë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, I.B është kusheriri i Ylli Brahimit, i cili njihet si krahu i djathte i Ervis Martinajt.

Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka gjetur një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri.

Po ashtu janë gjetur pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT