Porti i Durrësit do mbyllet? Balluku tregon si qëndron e vërteta

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka folur nga Kuvendi ditën e sotme, në lidhje me punimet në Portin e Durrësit.

Duke iu përgjigjur kritikëve, Balluku sqaroi se për këto projekte është bërë prezantimi në selinë qendrore të NATO-s duke u vlerësuar si një zonë shumë e rëndësishme. Porti i Durrësit shtoi ajo do të vazhdojë të jetë i shqiptarëve, ndryshe nga çfarë ka deklaruar opozita, e cila sipas saj po e përdor këtë projekt për ta kthyer në një ‘kalë beteje’.

“Ju e keni dizenjuar zonën e Porto Romans si një zonë detare. Por ju do të pyesni se përse këto po bëhen me paratë e buxhetit të shtetit, por ajo zonë do të jetë edhe militare. Ne e kemi thënë publikisht pasi kemi bërë prezantimin në selinë qendrore të NATO-s dhe është prezantuar si zonë e rëndësishme. Të paketën 390 milionë euro që do të investohen në këtë port, 175 milionë janë të dedikuara për punime në infrastrukturë detare parësore dhe do t’i shërbejnë edhe portit militar që do të ngrihet në zonë. Nga ana tjetër ndjehemi të shqetësuar që opozita përdor këtë projekt për ta kthyer në një kalë beteje, pasi këtu preket interesi i të gjithë shqiptarëve”, tha ajo.

Sai përket zhvendosjes së portit të Durrësit në zonë e Porto Romanos, Balluku theksoi se nuk bëhet fjalë për mbylljen en jë porti dhe hapjen e një tjetri, por për dy porte që do funksionojnë njëkohësisht.

“Ky është projekti më transparent i bërë deri më tani. Dhe nuk bëhet fjalë për mbylljen e një porti dhe hapjen e një porti tjetër, por për të dy portet, një turistik dhe një militar.”– tha Tabaku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT