“Prokurori kërciste stilolapsin gjatë…”/ Seanca në GJKKO, çfarë deklaroi Fredi Beleri

Është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme senaca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Trupa gjykuese u tërhoq në dhomë këshillimi për të shpallur vendim për Fredi Belerin, i cili akuzohet për blerje votash, teksa SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite dhe 6 muaj burg për të.

Para shpalljes së vendimit, Beleri mbajti një deklaratë, teksa tha se i është bërë presion i vazhdueshëm.

“Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë gjatë gjyqit, ky është presion. Ky hetim dhe këto akuza janë sajesa qesharake.”-tha Beleri.

Për Belerin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT