Putin, çfarë dhuratë për Kim Jong Un. Detajet e limuzinës ‘Aurus’, që vlen gati 200 mijë euro

Liderët dhe presidentët e vendeve të ndryshme të botës i bëjnë gjithashtu dhurata njëri-tjetrit. Jo, këto nuk janë shishe të thjeshta vodka dhe Lambrusco, që shkëmbyen dikur Berlusconi dhe Putin, por diçka shumë më tepër.

Një nga dy protagonistët është gjithmonë kreu i shtetit rus, tjetri është Kim Jong Un, presidenti i Koresë së Veriut. Çfarë dhuratë është ajo? Një limuzinë luksoze “Aurus Senat L700” me vlerë rreth 190 mijë euro.

Automjeti është pjesë e serisë “Kortez”, e zhvilluar nga Instituti Qendror i Kërkimeve Shkencore për Automobilë dhe Motorë Automobilistikë. Është në fakt një produkt rus, por i prodhuar me bashkëpunimin e “Porsche Engineering” për motorin dhe disa elementë funksionalë, si dhe me shumë kompani nga veriu i Italisë për frenat dhe sistemet elektronike.

L'Aurus Senat L700 che Putin ha regalato a Kim Jong Un

Limuzina “Aurus Senat” shquhet për motorin e saj hibrid V8 me 590 HP dhe 880 Nm çift rrotullues. Makina u prezantua në vitin 2019 gjatë “Motor Show” në Gjenevë, si pjesë e një strategjie të zgjerimit komercial në segmentin e luksit.

Me atë rast, u shfaq edhe një variant sedan, i quajtur P600, i karakterizuar nga dimensione më të vogla (5.63 metra) dhe një bazë rrote më “njerëzore” prej 3.3 metrash.

Të dyja makinat janë ndërtuar mbi një platformë inovative modulare që e lejon “Aurus” të përshtatë jo vetëm gjatësinë dhe bazën e rrotave, por edhe gjerësinë. Nga kjo bazë modulare ka lindur edhe SUV luksoz, “Komendant”, i cili ka gjatësi 5 metra e 38 centimetra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT