“Që nuk ju thotë fjala një gojë”/ Basha ngatërrohet sërish, lapsusi i radhës (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sot largimin e Enkelejd Alibeajt nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Basha u shpreh se marrëveshja mes PS dhe “Rithemelimit” është bërë për karrige dhe jo për parime, duke shtuar se grupimi i Berishës donte vendin e Alibeajt në Komision.

Ai u shpreh se Enkeled Alibeaj dhe PD në Komision po punon për listat e hapura dhe votimin e diasporën, por theksoi se deputetët e “Rithemelimit” sabotuan Reformën Zgjedhore.

Megjithatë gjatë deklaratës së tij për mediat jashtë Kuvendit, nuk la pa u bërë virale në internet një lapsus i Bashës.

“Që nuk ju thotë fjala një gojë, më falni që nuk ju thotë goja një fjalë,” tha Basha teksa korrigjoi shpejt veten.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT