Reagon BE pas sulmit me 40 të vrarë në Moskë: Jemi të tronditur dhe të tmerruar, dënojmë të gjitha…

BE-ja ka reaguar mbrëmjen e sotme teksa shpreh tronditjen për sulmin terrorist në vendin e koncerteve në Crocus të Moskës.
Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Peter Stano, përmes një postimi në rrjetin social “X”, thotë:
“BE-ja është e tronditur dhe e tmerruar nga raportet për një sulm terrorist në vendin e koncerteve të Crocus City Hall në Moskë. BE dënon të gjitha sulmet kundër civilëve. Mendimet tona janë me të gjithë ata qytetarë rusë që janë prekur”, ka shkruar Peter Stano.
Kujtojmë që të paktën 40 persona u vranë dhe 100 u plagosën, nga të shtënat në sallën e koncerteve.
Russia: 🇪🇺 is shocked and appalled by the reports of a terrorist attack in the Crocus City Hall in Moscow.
The EU condemns any attacks against civilians.
Our thoughts are with all those Russian citizens affected.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 22, 2024