Rusia bombardon Odesën gjatë takimit mes Mitsotakis dhe Zelensky, raportohet për tre të vdekur

Autokolona e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 sot.

“Nuk ka asnjë problem me sigurinë e kryeministrit dhe të misionit grek”, thanë burimet zyrtare të qeverisë.

“Ne jemi të gjithë mirë,” tha më herët për protothema.gr ministri i Shtetit Stavros Papastavrou , i cili ndodhet në misionin grek, i cili përfshin, përveç kryeministrit, 8 persona dhe sigurimin e tyre.

Takimi mes Kyriakos Mitsotakis dhe Volodymyr Zelensky po zhvillohet si zakonisht. Sipas raportimeve nga mediat e huaja nga shpërthimi humbën jetën tre persona.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT