Sazani, resort turistik? Është tentuar edhe në 2001 me Metën

Në vitin 2001 një grup pune me emra të njohur arkitektësh dhe specialistësh të fushës së turizmit, hartuan një nga projektet më ambicioze turistike, që mund ta shndronin Sazanin, në një nga pikat më të lakmuara turistike të Mesdheut.

Projekti parashikonte një kapacitet akomodues prej 3 deri në 4 mijë shtretër.

Nuk mungonte porti modern i jahteve, i ngritur mbi gërmadhat e portit ekzistues ushtarak të ishullit.

Për ta kthyer ishullin edhe në një ambient argëtues për të pasurit, u mendua ndërtimi i një kazinoje, e cila do të qëndronte jashtë ambienteve të populluara lokale, duke shmangur kështu krijimin e problematikave sociale, të një vendi në zhvillim e sipër.

Ishte parashikuar edhe ngritja e një muzeu, për të futur në muret e tij historinë e këtij ishulli, përfshi edhe ekspozimin e një koleksioni të uniformës së Ushtrisë Shqiptare, duke filluar që nga epoka e mesjetës.

Për ta bërë të shfrytëzueshëm gjatë gjithë vitit këtë resort turistik u ngrit ideja e ndërtimit të një qendre për kongrese, konferenca, kurse trajnimi, madje dhe për spektakle muzikore.

Ish-qyteza e ushtarakëve, krejt e braktisur, do të shndërrohej në një qendër administrative, për të ofruar argëtim, gjallëri dhe jetë nate në ishull, përmes një rrjeti të tërë baresh, restorantesh, klube nate, salla kinemash dhe aktivitete të tjera tregtare.

Ky projekt iu dorëzua Kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, por u mbulua me heshtje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT