Seancat plenare normale “mërzit” deputetin socialist, kalon kohën me videolojëra

Pas 5 muajsh tensione dhe protestë sot po zhvillohet seancë normale plenare. Në 5 muajt e shkuara seancat e Kuvendit kanë zgjatur nga 5 deri në 10 minuta, ndërkohë që deputetët mbaronin punë e vijonin jetën e tyre me angazhimet e ditës.
Ndërkohë që seancat do të vijojnë për disa orë, në një foto të siguruar shihet një prej deputetëve socialistë, Ilir Pendavinji, duke e shtyrë kohën me videolojëra ne celular.
Duket se socialisti po ushtrohet me lojëra me strategji, duke nga mënyra se sa shpejt manovron tregon që është nivel eksperti lojërash.
Seanca e sotme nisi me debate për Reformën Zgjedhore, ndërsa kryeparlamentarja përjashtoi nga salla kreun e PD-së së vulës, Lulzim Bashën. Debate dhe diskutime janë zhvilluar edhe për buxhetin e shtetit.