Shoqërohet në polici Safet Bajri! U ndalua teksa qarkullonte me makinë të blinduar (DETAJE)

Safet (Rustem) Bajri i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës është shoqëruar këtë mbrëmje në komisariat pasi u kap duke lëvizuar me një automjet të blinduar pa autorizim përkatës.

Automjeti tip “Mercedes Benz” nuk ishte i pajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent dhe për këtë arsye është bllokuar, ndërsa vetë Bajri që e drejtonte është gjobitur. Ndërkaq policia njofton se kanë nisur procedurat për konfiskimin e makinës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.  Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT