Shpërthim i fortë në një ndërtesë në Lushnjë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë pak më parë, ndërsa raportohet se një person ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, teksa dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim. Raportohet gjithashtu për disa persona të plagosur.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT