Shpërthimi në Lushnje, hetuesit përjashtojnë pistën e kontaktit të vinçit me linjën e tensionit të lartë!

Hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi më Lushnjë të ketë ardhur si pasojë e tensionit të lartë. Nga hetimet paraprake burime, burime bëjnë me dije se ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin për të punuar nga babë e bir.

Janë 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra me gaz argon, të cilat në kombinim të të dyjave përdoren për prerje dhe saldime në konstrukte metalike. Gjithsesi, pista po hetohet dhe vetëm në vijim do të dilet në përfundime konkrete, informon gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Mëngjesin e sotëm grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të drejtuara nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier janë kthyer në vendngjarje. Ata po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e orës 15:30 (1 mars 2024) tek rrethrotullimi i plasmasit, në Lushnje që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela, pronar i magazinës.

Babe e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit).

Banorët e krahasojnë shpërthimin me atë të masakrës së Gërdecit, të 15 marsit 2008 ku humbën jetën 26 persona, dhe qindra u plagosën, si dhe u shkatërruan qindra banesa e biznese përeth.

Është bërë taman si Gërdeci. Na janë thyer të gjitha, nuk kemi ku të rrimë. Pyeta ku është gjyshi, ku është gjyshi. I ra të fikët. Çfarë të thotë nëna mo.

Në një tjetër video që qarkullon në rrjete sociale duket shtëllunga e madhe e tymit që shoqëroi shpërthimin e fuqishëm në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnje.
Edhe inspektoriati shtetëror ndodhet në vendngjarje.
Njëkohësisht një grup pune nga bashkia po përgatitet për të verifikuar dëmet në biznese dhe banesa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT