Shpërthimi në magazinën e deputetit të PS/ Arrestohet një 32-vjeçar, akuzat ndaj tij (EMRI)

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, në lidhje me shpërthimin e ndodhur në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë.

Mësohet se në pranga ka rënë Leonard Gjini, sipërmarrësi që po kryente punimet, i cili akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, me pasoja të rënda”, pasi ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, dhe të disiplines teknike të mbrojtes në punë.

Si pasojë e shpëthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, ndërruan jetë baba e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, të cilët ishin duke kryer punime brenda magazinës. Po ashtu, u plagosën 6 persona të tjerë.

Më herët, në dosjen hetimore u provua se magazina kishte shkelur edhe lejen e ndërtimit, duke dalë jashtë sipërfaqes së miratuar. Magazina e cila ishte në ndërtim, ishte në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili mbeti po ashtu i plagosur nga shpërthimi.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të ndodhur në një kapanon në ndërtim, më datë 01.03.2024.

Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:

L. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Si pasojë e shpëthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT