Shqipëria e mbuluar nga pluhuri afrikan! Ja kur pritet të kthehet normaliteti

Pluhuri afrikan ka pushtuar vendin tonë ditën e sotme, shoqëruar me rritje të temperaturave, ku këtë të mërkurë termometri shënoi 26 gradë celsius.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ky fenomen është shqetësues, pasi ndikon në shëndetin e popullatës, por edhe në probleme sa i përket transportit, ndërsa situata pritet të përmirësohet nga e premtja.

Jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni, deri në Evropën Qendrore është e mbuluar nga pluhuri.

Ndërsa temperaturat e larta do në shoqërojnë edhe javën e parë të muajit prill.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT