Sot seancë gjyqësore për “21 Janarin”, çfarë pritet të vendoset

Do të zhvillohet ditën e sotme seanca gjyqësore publike për çështjen e 21 janarit.

Bëhet me dije se Gjykata e Lartë do të vendose se cila prokurori do ta hetoje, SPAK apo prokuroria pasi të dëgjojë argumentat e palëve.

Por çfarë ishte “21 Janari”?

Demonstrata e 21 Janarit ishte kulmi i një angazhimi të gjatë politik të opozitës së kryesuar nga Edi Rama, e cila që prej vjeshtës së vitit 2009 po vijonte me kauzën kundër qeverisë me moton “Hap kutitë ose largohu!”. Në fillim të janarit 2011 në një emision investigativ u publikua videoja e ish-zv.kryeminstrit Ilir Meta dhe vartësin e tij, të ndjerin Dritan Prifti duke folur për disa koncensione në këmbim të një shumë parash.

Nisur nga kjo video, opozita e kryesuar nga Rama thirri shqiptarët për një demonstratë kundër qeverisë pikërisht më datë 21 janar 201. Demonstrata nisi e dhunshme dhe pati goditje mes pjesëmarrësve dhe policisë, ndërsa gjatë pasditës u përdorën edhe armët e zjarrit në drejtim të demonstruesve nga brenda gardhit të kryeministrisë. Hetimet e atëhershme zbuluan se ishte Garda e Republikës ajo që qëlloi dhe një video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha konfirmoi se të paktën njërën prej vrasjeve e kreu Garda e asaj kohe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT