“SPAK ka bërë një punë të mirë”/ Paporterja për Shqipërinë në PE: Sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santo ka deklaruar gjatë konferencës së saj për shtyp në Tiranë se SPAK ka bërë një punë të mirë. Ajo e ka konsideruar një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit.
Sakaq, ajo ka vlerësuar dhe lirinë e medias, duke e konsideruar frymëzuese për kohët që do të vijnë.
“Punë e mirë e SPAK-ut është një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.
Mbrojta e mjedisit gjithashtu është në qendër të vemendjes tonë dhe po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura.
Dua të theksoj rëndësinë e aktit të lirisë së mediave se si si ky akt mund të jetë frymëzues për kohët që do të vijnë. Sigurisht që integrimi i pakicave është një temë shumë e rëndësishme. Pash përvoja të mbështetura dhe të integruara në shoqërinë e punës. Është shumë e rëndësishme që këto përvoja të mbështeten që të ndërtohet një shoqëri moderne”, tha ndër të tjera Santo./m.j