Të shtënat me armë ndaj 36-vjeçarit në Shijak/ Pamje nga vendngjarja, plumbat kapin një autobus

Detaje të reja dalin nga konflikti i armatosur në Shijak, ku i plagosur mbeti 36-vjeçari Enidor Dedja.
Raportohet se autori Arbër Hoxha ka qëlluar me breshëri plumbash drejt njësisë që tregton aksesorë për automjete. Një prej plumbave ka kapur 36-vjeçarin në këmbë, duke e plagosur lehtë, teksa janë dëmtuar edhe xhamat e një autobusi të parkuar në anën tjetër të rrugës, përballë vendit të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave, teksa ende nukk dihen rrethanat e plota. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, teksa raportohet se ai njihet si person problematik në zonë.
Nga ana tjetër, autori ka përdorur një armë të tipit “Bereta”, teksa pas plagosjes u largua nga vendngjarja me një makinë tip “Range Rover”.