TRAGJIKE/ Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Lushnjë, ndërron jetë edhe djali i viktimës së parë

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga shpërthimi i ndodhur në magazinën në Lushnjë.

Mësohet se pasi ndërroi jetë vinçieri Landi Verçani, ka humbur jetën dhe djali i tij. I riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda, edhe pse u transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku u fut në intubim për shkak të djegieve të rënda në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela.

Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT