U arrestua nga SPAK, 40 milionë lekë të vjetra u gjendën në shtëpinë e kreut të ARRSH-së

Përveç arrestimit SPAK ka kërkuar kontroll banese, dhe me miratimin e GJKKO-së ka ushtruar kontrolle në banesat e Evis Berberit, Valter Begajt dhe Ervis Lamit të akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion.
Rreth 40 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë Evis Berberit, drejtor i ARRSH-së i arrestuar tashme nga SPAK.
Dyshohet se dy biznesmenët Lami dhe Begaj në bashkëpunim me Evis Berberin kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së kreut të ARRSh-së dhe veprime të tjera fiktive që sipas SPAK janë munduar të fshehin veprën penale të korrupsionit.
Nuk përjashtohet mundësia që gjatë kohës që ai ka qenë në krye të ARRSH-së, kompanitë mund të kenë fituar tendera fiktivë.
SPAK ka nisur hetim pasuror për të tre pasi akuzohen për pastrim parash.