U plagos nga shpërthimi në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela transportohet drejt Traumës, ka dëmtime në mushkëri

Deputeti socialist Bujar Çela dhe një tjetër i lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mësohet se deputeti Çela do t’i nënshtrohet një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, pasi raportohet se ka dëmtime në mushkri. Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjës dhe në bazë të gjendjes, mund të dërgohen drejt spitalit memorial të Fierit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç, i cili ka qenë duke ngritur bombola oksigjeni që përdoreshin për saldim. Një prej këtyre bombolave dyshohet se ka rënë dhe në kontakt me tokën ka shpërthyer.
Nga shpërthimi, ndërroi jetë vinçieri Landi Vreçani dhe djali i tij, që ndodheshin brenda vinçit në momentin e aksidentit.