VIDEO/ Flamur Noka përleshet me gardistë dhe i bllokon mikrofonin deputetit të PS, Nikolla mbyll seancën

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i dha fjalën deputetit Vullnet Sina, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nga radhët e Rithemelimit, Flamur Noka nuk e lejoi atë të fliste.
Në këto kushte, kryeparlamentarja Nikolla ka vendosur të mbyllë seancën, duke theksuar se ajo e radhës do të njoftohet në vijim.
Flamur Noka ndërkohë, u përlesh dhe me gardistët.