VIDEO/ Gaz Bardhi akuzon Bamir Topin për korrupsion, gazetarja: Ti po bashkëpunon me Sali Berishën që është shpallur 2 herë ‘non grata’?

Deputeti Gazment Bardhi i bashkuar së fundi me grupin e Sali Berishës i cili është nën arrest shtëpie e hetim për korrupsion, komentoi tryezën e thirrur nga Lulzim Basha duke thënë se krah kishte persona të përfolur për korrupsion.

Ai s’përmendi emra, por i referohej ish-presidentit Bamir Topi.

Por gazetarja e Report TV, Daniela Maloku i kujtoi se ai po bashkëpunonte me Berishën e shpallur dy herë non grata.

Dhe Bardhi me paturpësi justifikoi Berishën.

“Fola për raporte zyrtare të progresit të Bashkimit Europian të cilat evidentojnë të dhëna se si në sistemin e drejtësisë në një periudhë të caktuar për promovime në detyrë apo transferime në gjykata karriere paguheshin 300 mijë euro.

Se kush janë personat përgjegjës ju ftojmë si gazetarë…

Sa i takon cështjes tjetër, kam mbajtur qëndrimin publik. Nuk di të ketë akuza konkrete për korrupsion për kryetarin e PD-së së Shqipërisë.

Pastaj qëndrime, pa diskutim, mund të kem unë apo cilido, por nuk di të ketë akuzë konkrete me të dhëna konkrete”, tha ai.

Kujtojmë se Bardhi ka shkëmbyer akuza të rënda me Sali Berishën që kur amerikanët e futën në “listën e zezë” familjarisht me akuzat e korrupsionit madhor dhe minuesit të demokracisë. Por në fund ai “gëlltiti” çdo akuzë dhe u bashkua me grupin e ‘non gratës’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT