VIDEO/ Mbështetësi i Belerit e pështyn në fytyrë, Vangjel Tavo nxirret jashtë këshillit bashkiak të Himarës

Prefekti i qarkut, Vangjel Tavo, ditën e sotme nuk u prit mirë nga simpatizantët e Fredi Belerit në Himarë.
Sot do mbahej mbledhja e Këshillit bashkiak të Himarës ku do të diskutohej dhe njëkohësisht emërohej një nga dy nënkryetarët që do të drejtojnë bashkinë deri në zgjedhjet e reja.
Simpatizantët e Fredi Belerit, kanë kërkuar që drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi dhe prefekti i qarkut Vangjel Tavo të mos jenë të pranishëm gjatë mbledhjes.
Tavo doli nga mbledhja dhe simpatizantët e Belerit me ofendime, tentuan ta shtynin deri tek dera. Ndërkohë Klosi vijon të jetë i pranishëm në mledhjen ku fillimisht do të diskutohet për rendin e ditës dhe më pas do të caktohet kryetari i përkohshëm mes 2 nënkryetarëve aktualë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.
Madje njëri prej mbështetsve arriti deri aty sa ta pështyjë në fytyrë Tavon.