VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurise, momenti kur Gëzim Çela mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, është ekstraduar drejt vendit tonë nga Kosova, Gëzim Çela.
Ministri i Brendshëm Taluant Balla ka publikuar pamjet e këtij operacioni, teksa shprehet se Çela ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia
“🇦🇱Përgëzoj Policinë e Shtetit 🤝 Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.”, shkruan Balla.
“Baroni i drogës” u vu në pranga në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku narkotrafikanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk u arrestua gjatë operacionit “Flakë në det”.
Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë.
Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri, pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.