VIDEO/ Nga India në Tepelenë, publikohen pamjet kur emigrantët tentojnë t’i ikin policisë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Delta” janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri, pasi dyshohet se janë bashkëautorë për transportimin kundrejt pagesave të 8 emigrantëve nga India. Ata u kapën në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

“Si rezultat i ndjekjes së shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 3 shtetas do të kryenin në mënyrë të organizuar, transportimin e disa emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufijve, specialistët e strukturave për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacionale dhe të Policisë Rrugore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delta””, njofton policia.

Gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 22-vjeçari me iniciale K.P. dhe bashkëmoshtari i tij tjetër me iniciale E.K., si dhe u shpall në kërkim 21-vjeçari me iniciale A.R., që të tre banues në Lushnje.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT