VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Malit të Zi, përplasje mes deputetëve

Me tensione është zhvilluar ditën e sotme Kuvendi në Malin e Zi, ku ka pasur përplasje të ashpër mes deputetëve.

Gjatë seancës, deputeti i DPS-së, Oskar Hutter, ka akuzuar kryeparlamentarin Andrija Mandiç se nuk ka treguar respekt dhe se ka përçuar mesazhe që nxisin përçarjen.

Deputetët e partisë “Për të ardhmen e Malit të Zi”, u vendosën në foltoren e Kuvendit, duke penguar në këtë mënyrë edhe punën në seancë.

Ndërsa jashtë Kuvendit, qytetarët ishin mbledhur në shenjë proteste ndaj kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andreja Mandiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT