Vrasja e Pëllumb Metës, në pistoletë gjenden gjurmët e gishtërinjve të djalit të vogël

Zbardhen detaje të reja nga hetimet lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës.
Burimet bëjnë me dije se në pistoletën që është përdorur për të vrarë Pëllumb Metën janë gjetur gjurmët e gishtërinjve të djalit të vogël, Amarildo Meta.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë dhe ende po vijohen hetimet për të zbuluar se cili nga anëtarët e familjes ka vrarë Pëllumb Metën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënvlash të Durrësit më 10 shkurt, por u zbulua disa ditë më pas, pasi fëmijët denoncuan në polici, se i ati i tyre ishte zhdukur. Pas vrasjes, ata së bashku me nënën e tyre e groposën trupin e 49-vjeçarit në kasollen pranë banesës.