Zbardhen EMRAT/ Kush do të jenë kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Hetimore nga “Rithemelimi”

Anëtarët e opozitës së dy komisioneve të ngritura pas marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit janë publikuar këtë të mërkurë.
Kështu, në Komisionin Hetimor për menaxhimin e të dhënave të sistemit TIMS kryetar do të jetë Ervin Salianji, teksa anëtarë Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baçi dhe Asllan Dogjani.
Nga ana tjetër, kryetare në Komisionin për Shëndetësinë do të jetë Albana Vokshi dhe anëtarë Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi dhe Petrit Vasili. Po ashtu, Ilda Dhori dhe Emilia Koliqi janë përcaktuar si zëvendësuese të Vokshit.
Gazment Bardhi thirri sot grupin parlamentar të deputetëve për të diskutuar lidhur me seancën e nesërme parlamentare por dhe emrat e anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve hetimore.