Afera ‘Partizani’/ GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

Bëjmë me dije se aktualisht ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, vendim ky i marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Teksa nga ana tjetër dhëndri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT