Amnistia Penale/ Ori Nebijaj “tradhton” Bashën, deputetja voton me grupin e Berishës

Deputetja e PD, Ori Nebijaj, gjatë seancës së djeshme plenare në Kuvend, duket se i doli kundër Lulzim Bashës, duke votuar pro grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në amendamentin e propozuar nga Gazment Bardhi për ndryshimin e nenit 3 për projektligjin e amnistisë penale, Nebijaj votoi pro, raporton Top Channel. Teksa kryetarja e Kuvendit hodhi në votim amendamentit e Enkeljd Alibeajt, kartoni i Nebijajt ishte jeshil, por pas rrëzimit të amendamentit për ndryshim në pikën “ë” të projektligjit, Basha u largua nga Kuvendi.

Amendamenti i propozuar nga Bardhi për projektligjin e amnistisë penale, u miratua me 111 vota pro. Ndërsa amendamenti i Enkelejd Alibeajt është rrëzuar me 72 vota kundër.

Deptuetët që votuan kundër amendamentit të Bardhit, ishin Basha, Bakiu dhe Shehaj. Nga radhët e Bashës, edhe deputetja Eralda Tase Bano votoi pro amendamentit të Bardhit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT