Bledi Çuçi urdhër të prerë deputetëve: Mos qëndroni në Kuvend thjesht për të pasur numrat, merrni pjesë…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte.

Kujtojmë se në seancën e ardhshme në Kuvend pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje të rëndësishme.

Teksa kujtojmë gjithashtu se pritet të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

Ndërkohë mësohet se gjatë fjalës së tij Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.

Ndër të tjera mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT