Dënuan sulmet e tij ndaj SPAK, Ilir Meta u “hakërrehet” ndërkombëtarëve: Do përfundojnë si McGonigal

Kreu i Partisë së Lirisë duket se po e nxjerr inatin me të gjithë, pas hetimit të nisur ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.
Ish-presidenti nuk ka kursyer as ndërkombëtarët, teksa i ka sulmuar sot gjatë një bisede me anëtarë të PL-së në Shkodër. Teksa tha se i janë kundërvënë pas akuzave të tij ndaj SPAK, ai i krahasoi me Charles McGonigal.
“Tani më thoni për ndërkombëtarët. Pse Mc Gonigal nuk ishte ndërkombëtar?! Ca ishte McGonigal? Nga Skrapari ishte? Ndërkombëtar ishte dhe i rëndësishëm shumë. Me ata të SPAK rrinte tërë ditën ai, hartonin plane bashkë.
Atje do të shkojnë dhe ata që ishin me McGonigal. Ne jemi me të gjithë ndërkombëtarët me integritet”, tha kreu i PL.