Fiksimi i Ilir Metës me Stalinin, e përdor si shembull per Monikën: Nuk dinte Josifi të shpëtonte djalin e tij?

Ilir Meta tashmë është i fiksuar me Stalinin, diktatorin komunist të Bashkimit Sovjetik. Pasi e ka përmendur si model prej javësh për të treguar se edhe ai është “Stalin(I çeliktë nga rusishtja), sot e ka përdorur Stalon e “shkretë” edhe për të krahasuar rastin e Monikës.

Dhe pikërisht luftën kundër nepotizmit e ka krahasuar me Stalinin që nuk shpëtoi djalin e tij me gruan e pare, të cilin e kishin zënë rob gjermanët. Mos është ky një kod i kobshëm për Monikën?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pak para nisjes së Konventës së partisë deklaroi para gazetarëve se neni për nepotizmin nuk ka lidhje me Monika Kryemadhin.

“Nepotizmi e solli PL-në dhe ish LSI-në në atë situatë. Dhe e ndihmoi mafien të merrte gjithçka. Nuk është një konventë kundër Monikës, është konventë për 4 milionë shqiptarë plus. Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni për nepotizmin. Duke qenë ish-kryetare e partisë ajo është automatikisht anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar. Në kryesi jemi të dy të barabartë. Nëse ajo dëshiron të qëndrojë në Kryesi të votohemi të dy. Nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët. I vajtën atij kur i zunë peng Gjermanët djalin dhe i thanë ta shpëtojmë, a e dini çfarë ju tha, ju dhimbset juve më shumë djali im se mua, po çfarë tu them popullit dhe nënave pastaj unë”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT