Flamur Noka nga Kuçova: S’ka naftë në Shpirag, ju gënjeu Edi Rama!

Deputetë të Rithemelimit kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me mbështetësit në Kuçovë.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, , Flamur Noka, tha se nafta në Shpirag ishte mashtrimi i radhës i kryeministrit Edi Rama.

Komentet Noka i bëri pas disa raportimeve se kompania amerikane Shell konfirmoi dështimin me gjetjen e naftës në Shpirag.

Noka tha gjithashtu se ky ishte një mashtrim i kryeministrit, njësoj si mashtrimet e tjera të tij për 11 vite në krye të qeverisë.

Ai shtoi se Shqipëria dhe Kuçova janë të braktisura nga rinia, për shkak të keqqeverisjes së qeverisë “Rama”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT