FOTO: Ky është hoteli luksoz në Tiranë ku po jeton Ilir Meta

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk jeton më në shtëpinë e tij me familjen, djalin, 2 vajzat dhe bashkëshorten Monika Kryemadhi.
Prej ditësh kishte zëra se Meta jetonte në një hotel luksoz me pesë yje në kryeqytet, në një prej zonave më të “privilegjuara” të Tiranës.
Lajme të kësaj natyre kanë qarkulluar edhe në portale disa herë, por mungonte një konfirmim zyrtar, qoftë edhe një pohim ose mohim nga vetë Meta.
Mirëpo, mëngjesin e të shtunës, duket se Ilir Meta i ka vënë vulën të gjitha dyshimeve dhe zhurmnajës që qarkullonte nëpër tavolinat e gazetarëve.
Kryetari i PL ka shpërndarë pikërisht pamjet nga ky hotel që ndodhet në zonën e Liqenit të Thatë dhe njihet si më luksozi në kryeqytet.
Që në orët e para të mëngjesit, teksa përgatitej për Konventën e Partisë së Lirisë, Meta ka ndarë pamjet nga hoteli teksa shfaqet me veshje sportive, në orët e para të mëngjesit.
Sipas një gazetari afër Rithemelimit, Meta është larguar nga apartamenti ku jetonte me Kryemadhin dhe fëmijët disa javë më parë.

Vetë Kryemadhi tha se jeton në apartamentin që është në emër të nënës së saj, apartament ky që ka qenë edhe pjesë e kontrollit nga agjentët e SPAK.
Por bashkëshorti i saj, Ilir Meta duket se po i kalon ditët dhe netët në hotelin, pjesë e në brandi të njohur ndërkombëtar i cili prej dy vitesh ndodhet edhe në Tiranë.

Përplasjet në familje
Ilir Meta, por edhe Monika Kryemadhi kanë pranuar se raporti i tyre bashkëshortor dhe familjar, është në krizë.
Meta akuzon Kryemadhin se ka bërë gabime në politikë kur ishte kryetare e LSI. Atë kohë, Meta ishte president. Kryemadhi, në bashkëpunim me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, vendosën djegien e mandateve në shkurt të vitit 2019. Disa muaj më pas ata braktisën edhe zgjedhjet bashkiake.
Këto vendime fataliste bënë që opozita pothuajse të shkrihej nga pikëpamja institucionale, ndërsa i gjithë pushteti u përqëndrua në një dorë, atë të Edi Ramës.
Sot kur Ilir Meta ka lënë detyrën e kryetarit të shtetit dhe ka marrë partinë, të cilës i ndryshoi emrin në Parti e Lirisë, fajëson bashkëshorten e tij për ato vendime të cilat sipas tij kanë çimentuar Edi Ramën në pushtet.
Shumë shqiptarë që ndjekin politikën besojnë se e gjitha kjo është një teatër.
Hetimet e SPAK
Problemet familjare në çiftin Meta-Kryemadhi nuk lidhen vetëm me vendimet e gabuara politike dhe fataliste të të shkuarës.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ndodhen në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se prokurorët e SPAK kanë në dorë 3 dosje për Ilir Metën, atë për aferën CEZ/DIA, lobimin në SHBA dhe pasuritë e pajustifikuara.
SPAK po kryen hetime intensive, ndërsa para prokurorëve kanë dhënë dëshmi edhe vetë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, madje edhe nëna e kësaj të fundit.
Prej disa javësh, kryetari i PL, Ilir Meta po sulmon me një retorikë të ashpër politike kreun e SPAK, Altin Dumani. Sulm i cili mendohet se lidhet pikërisht me statusin e pritshëm të Metës para drejtësisë.
Po cili është hoteli luksoz?
Shumë media kanë shkruar lidhur me hotelin, por pa ia përmendur emrin.
Nga një vëzhgim i gazetës DITA rezulton se bëhet fjalë për Hotelin….
Vijimin mund ta ndiqni në VIDEON më poshtë:





